“Strategjia politiko-luftarake e ‘gueriles’ të cilën është duke menduar Serbia përfshin 8 pika”

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, ka bërë një analizë lidhur me aksionin e grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic, heroi Afrim Bunjaku.

Shala ka thënë se Serbia po synon që përmes “gueriles” serbe në veri të Kosovës po synon destabilizimin dhe ndarjen e vendit. Sipas tij, kjo strategji e Beogradit përmban tetë (8) pika.

Pika e parë është ajo e përgatitjes së kushteve për luftë popullore (nxitjen e deponimit të popullit për luftë) dhe zhvillimin gradual të saj.

“Kjo pjesë tani mund të thuhet që Vuçiqi është duke punuar përmes narratives së krijuar, me theks të veçantë në ditën kritike të 24 shtatorit, kur, ndër të tjerash, potencoi që ‘nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës’”.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Pika e dytë, sipas ekspertit të sigurisë, është ajo e ngritjes së moralit të popullit (besimit në fitore) dhe vendosmërinë për të qëndruar deri në fitore pa marrë parasysh vështirësitë.

“Këtu ishte tani informacioni që ka dalë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që presidenti serb, Aleksander Vuçiq, në takimin e 14 shtatorit duke potencuar që Milan Radojçiq do të jetë kryehero i serbëve në Kosovë’’.

“Inkuadrimi i Kishës Serbe tani pas datës 24 shtator, duke futur veten në rolin e saj propagandistik për të nxitur popullatën në luftën e tyre’’.

Pika e tretë është ajo e zbulimit dhe eliminimi i bashkëpunëtorëve të armikut dhe të administratorëve lokalë të imponuar.

“Ky formacion paraushtarak ka vazhduar që nga viti 2014 e tutje të bëjë presione duke eliminuar qytetarët serbë që pranojnë institucionet e Kosovës”.

Pika e katërt është dëmtimi apo shkatërrimi i çdo objekti që e shfrytëzon armiku.

“Në këtë pjesë hynë objektet me karakter strategjik nacional të Kosovës, të ndërtuar në perimetrin e hapësirës që ata mendojnë ta sulmojnë si strukturë guerile/paraushtarake”.

Pika e pestë është sigurimi i mjeteve të nevojshme për jetë dhe luftë.

“Në këtë pikë strukturat shtetërore të Serbisë tani kanë ndarë mjetet financiare për grupet paraushtarake për të mbështetur veprimtarit e tyre në territorin që dëshirojnë ta kontrollojnë”, ka thënë Shala.

Armë, municion, e pajisje tjera ushtarake të sekuestruara në manastirin e Banjskës të Zveçanit.

Pika e gjashtë, sipas ekspertit të sigurisë, është krijimi i pushtetit në territoret e lira si dhe atij paralel (gjysmë legal) ose edhe tërësisht ilegal ku kontrollohet nga armiku.

“Shteti i Kosovës duhet të ndërmarrë veprime të saja në drejtim të shpalljes së subjektit politik ‘Lista Serbe’ formacion terrorist si dhe fillimin e aksioneve në drejtim të objekteve, hapësirave që janë nën vëzhgim të institucioneve për veprime paralele të këtyre strukturave të Serbisë”.

Pika e shtatë është përcaktimi i qartë i qëllimeve politike e ushtarake të luftës guerile.

“Tani qëllimi politik është shkëputja e katër komunave veriore nga tërësia territoriale Kosovës përmes grupeve paraushtarake/ushtarake si dhe strukturave të tyre shtetërore të formatit inteligjent të Serbisë.

Pika e tetë është sigurimi i përkrahjes nga aleatët e mundshëm dhe aprovimit ndërkombëtar për luftën popullore.

“Takimi i datës së 25 shtatorit në mes të Vuçiqit dhe ambasadorit rus në Beograd dëshmoi dhe argumentojnë që tani Rusia do të arsyetojë në arenën ndërkombëtare ‘luftën popullore’ në Kosovë si analoge me atë në Ukrainë në pjesët e shkëputura nga ajo”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika