“Stresi” shpallet në kërkim nga Policia

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur si "Stresi," për ndihmë në kryerjen e veprës penale "Lëndim i rëndë trupor".

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur më mirë me pseudonimin “Stresi”.

Sipas njoftimit të Policisë, “Stresi”, i lindur më 15 qershor 1987 në Bajram Curr, Shqipëri, është i pandehur për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor.”

Për këtë arsye, Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ofruar informacion mbi vendndodhjen e tij.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale ‘Lёndim i rёndё trupor’ Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim e Policisë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika