Strohmeyer: S’e kam ditur kush ishte Kadri Veseli, s’më kujtohet që e kam takuar

Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer tha se nuk i kujtohet që është takuar ose ka biseduar ndonjëherë me Kadri Veselin.

Madje, në një rast ai tha se gjatë kohës kur ishte me mision në Kosovë, nuk e dinte as kush ishte Kadri Veseli.

“Po absolutisht e saktë dhe sot e kësaj dite nuk më kujtohet një gjë e tillë”, tha dëshmitari, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Rodney Dixon.

Më pas, Dixon i tha dëshmitarit se ish-gjenerali i UNMIK-ut, Mike Jackson ka dhënë një deklaratë, në të cilën ka thënë që nuk i kujtohet se ka pasur ndonjë ndërveprim me Veselin ose SHIK-un. Pas kësaj, dëshmitari u pyet se a e mban mend që Jackson t’i këtë thënë atij për ndonjë takim me Veselin.

“Jo, nuk më kujtohet”, tha dëshmitari.

Kurse, i pyetur se a është e vërtetë se në aspektin civil ose ushtarak, Jackson nuk ka pasur ndonjë kontakt me Veselin, dëshmitari sërish tha se nuk i kujtohet që ai (dëshmitari) ka pasur ndonjë takim me Veselin.

“Unë flas vetëm për vete, por mua personalisht nuk më kujtohet asnjë rast që jam takuar me zotin Veseli”, tha Strohmeyer.

Dëshmitari gjithashtu u pyet se a e dinte që Veseli nuk ka qenë në Kosovë për pjesën më të madhe të kësaj kohe. Tha se në atë kohë s’e dinte se kush ishte Veseli ose nëse ai ishte brenda ose jashtë Kosovës./Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika