Strukturat paralele në Kosovë, Serbia akuzohet se po shkel marrëveshjet

Serbia po vazhdon të shkel marrëveshhjet e arritura me Kosovën për funksionimin e organeve paralele në Kosovë. Pos alarmin që ngriti këshilltari i Presidentës, Vjosa Osmani edhe njohës të procesit të dialogut po tregojnë se cilat marrëveshje po shkelen

Shumë pak kilometra nga Prishtina, e as në veri të vendit aty ku është raportuar vazhdimisht për shtrirje të strukturave paralele, një shtëpi shëndeti financohet nga shteti i udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq.

Bëhet fjalë për fshatin Kuznim të Fushë Kosovës që është i banuar me shumicë serbe.

“Fshati Kuznim i Komunës së Fushë Kosovës pavarësisht që është i vogël nga sipërfaqja ka dy qendra të Mjeksisë familjare. Njëra që financohet nga shteti serb e tjetra nga shteti kosovar”.

Prapa kamerave këtë e pranojnë edhe qytetarët që jetojnë në këtë zonë.

Pikërisht funksioni i organeve paralele u përmend të hënën edhe nga zyrtarë të Presidencës kosovare.

Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka emëruar zyrtarë në organet ilegale në komunën e Klinës, Fushë Kosovës, Podujevës dhe Leposaviqit.

Ai thekson se këto veprime bien ndesh me marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E cilat marrëveshje janë shkelur në këto raste tregon njohësi i procesit të dialogut, Dorajet Imeri.

Dorajet Imeri, profesor ka thënë se “Ka qenë  e pritshme e realisht marrëveshja e brukselit ka parapara qe strukturat paralele të fillojnë të zhbëhen dhe për këtë arsye është paraparë ndoshta që të fuzionohen në institucionet e Kosovës. Qëllimi I këtyre strukturave është pos ndërtimi I një sistemi paralel është edhe defunksionalizimi I tërë sistemit të Kosovës në të gjitha nivelet në këtë rast në nivelin lokal”.

Së fundmi është raportuar që  edhe në një fshatë të komunës së Vitisë, shteti serb financon aktivitetet në shtëpinë e Kulturës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika