Strukturat paralele vazhdojnë të qëndrojnë në lagjen e Boshnjakëve

Strukturat paralele bashke më institucionet që punojnë paralelisht me ato të Kosovës po vazhdojnë të funksionojnë normalisht në lagjen e Boshnjakëve, rreth 20 metra larg zyrës së kryetarit, Erden Atiq. I njëjti kishte marrë iniciativë që ky objekt që shfrytëzohet ilegalisht të lirohet por më vonë ishte tërhequr me arsyetimin se po e pret një raport të Inspektoratit Komunal. Më shumë se dy muaj pas këtij vendimi, edhe Atiq edhe drejtori i Inspektoratit Komunal nuk po tregojnë nëse e kanë gati raportin ose nëse kanë ndonjë datë kur do t’i lirojnë zyret

Strukturat paralele të cilat e kontrollojnë këtë objekt në lagjen e Boshnjakëve, në fillim të shtatorit ishin paralajmëruar se duhet të largohen nga aty.

Vendimi i Komunës së Mitrovicës Veriore nuk ishte zbatuar dhe ishte kundërshtuar ashpër nga partitë serbe por edhe kritikuar nga përfaqësues ndërkombëtar.

Më 8 shtator, kryetari Erden Atiq afatin e lirimit të ndërtesës e kishte shtyer deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal.

Në institucionin i cili kontrollohet nga strukturat paralele… shërbimet po vazhdojnë normalisht. Kohë pas kohë punonjësit me të parë interesimin e mediave po afrohet tek dritaret. Madje ka persona që qëndrojnë edhe në hyrje të objektit.

Më shumë se dy muaj pas këtij vendimi ende nuk dihet nëse Inspektorati Komunal e ka gati raportin.

Drejtori i Inspektoratit Komunal, Fatir Berzati: Për çdo pyetje që e keni adresojuni Kabinetit të Kryetarit.

Gazetari: Po ata po na thonë që ju jeni kompetent për këtë çështje.

Berzati: Për çdo pyetje që e keni adresojuni kabinetit të kryetarit.

Gazetari: Po ju edhe herën e kaluar më keni thënë njëjtë nuk doni me fol as sot nuk po doni a?

Berzati: Jo.

Megjithatë, edhe këshilla e Berzatit nuk jep rezultate.

“Për sot nuk e besoj sepse kryetari është në takim sot, jemi në konktakt po foli edhe me Kryetarin (Erden Atiqin)”, ka thënë shefi i kabinetit të kryetarit, Visar Syla.

Ideja se mund t’i largojnë nga ky objekt i ka aktivizuar punonjësit që sipas banorëve lokal po bëjnë roje edhe ditën edhe natën.

“Jam edhe banor i lagjes, aty janë me ndërrime 24 orë ku po ruhet ai objekt prej punëtorëve administrativ në kuadër të qasaj zyrës, sepse aty qëndrojnë disa zyrë që janë për fondin pensional, janë për zyrën e ashtuquajtur Kosova-Metohi, janë si zyra të komunës së Vushtrrisë”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit, Nedzad Ugljanin.

Ugljanin që është edhe Kryesues i Kuvendit Komunal, mendon se ky objekt po ruhet dhe është në plan që të kthehet në zyrë administrative për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ai objekti po ruhet për qëllime të tjera politike, sepse qaty e kanë parasysh (plan) me e kriju Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka shtuar Ugljanin.

Nisma për lirimin e objektit të kontrolluar nga strukturat paralele, nuk ishte mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtarë, edhe shkaku i tensioneve të krijuara paraprakisht.

Përveç këtu, strukturat paralele, funksionojnë edhe në disa objekte të tjera në veri duke ofruar një varg shërbimesh për serbët që jetojnë  në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika