Studentëve që u penguan dje në Prekaz po u pëlqen Kosova

Destinacioni i radhës të hënën ishte Parku Arkeologjik “Ulpiana”. Shumica po e shihnin për herë të parë e ndoshta kurrë nuk kanë dëgjuar për këtë zonë historike. Nga Evropa Qendrore e deri në Kolumbi është harta e vendeve prej nga vijnë rreth 60 studentë të cilët për herë të parë po e vizitojnë Kosovën. Akademia Verore Ndërkombëtare i ka mbledhur e po ju sjellë bukuritë dhe historinë e shtetit më të ri në Evropë

Ilustrim

Seis Doomernik vjen nga Holanda dhe është i befasuar nga bukuritë natyrore të Kosovës. Prishtina i ka pëlqyer për gjallërinë por jo aq sa Prizreni, me theks pjesa e vjetër e qytetit.

“Mua vërtetë më pëlqen Kosova, ka një natyrë të bukur dhe njerëzit vërtetë janë tëkëndëshëm të shoqërueshëm. Është nder dhe kënaqësi të jem më këtë grup këtu në këtë vend. Sot ishim në Prishtinë dhe dje në Prizren. Prizreni ishte qytete shumë i bukur e historik, me pamje të bukur të kështjellës e male që e rrethojnë”, deklaron Doomernik për RTV Dukagjinin.

Edhe Ruben WiltgnGeorgi nga Luksemburgu ka përshtypje të mira nga Prizreni, por që për shkak të studimeve më shumë është kureshtar për situatën politike në Kosovës.

“Ajo çka po mundem ta dallojë është se nuk ka një përplasje brenda qytetarëve brenda Kosovës. Po ndjehet që njerëzit po jetojnë së bashku në bashkësinë e tyre në një shtet të përbashkët”, tregon ai.

Seis Doomernik

Studenti që tash është zhvendosur në Amsterdam mund të ketë këtë përshtypje por pikërisht për shkak të raporteve ndër-etnike dje nuk kanë mundur ta vizitojnë Prekazin.

E gjithë kjo ngjarje ka qenë një keqkuptim sipas Labinot Hajdarit nga Qendra Kosovare për Diplomaci.

“Unë si organizator tentova me i’ua shpjegu Policisë por gjithashtu edhe protestuesve që ne nuk jemi ata por fakteqësisht ata (protestuesit) i kishte mundur emocioni dhe prandaj nuk donin as të besonin por as të dëgjonin”, deklaron Hajdari.

Ai thotë se nuk kanë lidhje me shkollën verore ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës. Hajdari e vlerëson humbje të madhe faktin se këta studentë nuk e vizituan Prekazin.

Labinot Hajdari

Dashuria për vendlindjen ka bërë që pjesë e akademisë të bëhet edhe Samire Surdulli, studente në Universitetin e Cyrihut. Ajo tregon se lajmi për anulimin e vizitës në Prekaz nuk është pritur mirë nga shokët, por që e kanë mirëkuptuar.

“Po ju pëlqen historia e Kosovës, jemi duke mësuar për negociatat për luftën e Kosovës në përgjithësi për Ballkanin. Fillimisht këta janë shqetësuar pak se për çfarë arsye nuk mund të hyjnë por pastaj  më kanë pyetur unë ju kam treguar se si është situata këtu e pastaj ata e kanë kuptuar. Jo nuk ka ndikuar negativisht ne e kemi sqaruar problemin”, tregon Surdulli.

E nga Universiteti i Prishtinës për RTV Dukagjini e kanë konfirmuar se nuk do të ketë një tentim të dytë për vizitë të studentëve serbë në Prekaz.

“Ju njoftojmë që vizita e studentëve të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë tashmë është realizuar. Për shkak të programit akademik të paraparë për pjesëmarrësit në këtë edicion të UVP-së, i cili do të zgjatë deri më 22 korrik 2022, nuk kemi planifikuar ekskursion tjetër. Itinerari i vizitës së realizuar dje ka qenë Radavc, Pejë dhe Rugovë”,  thuhet në përgjigjen me shkrim nga UP.

Të dielën grupi i tifozëve të Drenicës “Shqiponjat e Zeza” dhe disa qytetarë kanë protestuar kundër vizitës së studentëve serbë në kompleksin e Jasharajve në Prekaz. Ndërkohë ka pasur reagim edhe nga Bekim Jashari. Ish-kryetari i Skenderajt e ka cilësuar jo-të duhur ndalimin e vizitës së studentëve jo-serbë, dhe ka thënë se kushdo që distancohet dhe e njeh gjenocidin serb është i mirëseardhur në Prekaz.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika