Studenti i UP-së fiton vendin e parë në kampionatin botëror të “Spartan – Abu Dhabi 2022”

Studenti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, Shkëlqim Hetemi ka fituar vendin e parë në garat spartan, të mbajtura në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara

Ilustrim





Studenti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, Shkëlqim Hetemi ka fituar vendin e parë në garat spartan, të mbajtura në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Në shkretëtirën e Abu Dabit, përtej 25 pengesave, në një distancë prej 10 kilometrash, Hetemi ka arritur të mposhtë pjesëmarrësit e grupmoshave 25-29-vjeçare në një periudhë prej 1:57:38.

Ndërkaq, në kategorinë spartan super, ku fitues doli Hetemi, morën pjesë 620 garues nga vende të ndryshme të botës.

Ai shprehet krenar për rezultatin e arritur në këtë garë.

“Pas këtij rezultati qëndron puna dhe përkushtimi, andaj shpresoj që në të ardhmen do të marr pjesë edhe në gara të tjera e të dal edhe me rezultate më të mira”, ka theksuar Hetemi, shkruan Universiteti i Prishtinës në uebfaqen e saj.

Kampionati Spartan është ndër evenimentet më të mëdha sportive në sportin e fitnesit, ku vlerësohen fuqia, qëndrueshmëria dhe mirëqenia trupore.

Shkëlqim Hetemi





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika