Studenti i UP-së: Mungesa e TikTok-ut, arsye e rënies së numrit të studentëve

Në kohën kur të rinjtë përdorin rrjetet sociale për informim, Ilir Kiçmari, student i UP-së, ka thënë se mungesa Universitetit në platformën Tiktok është një nga arsyet e rënies së numrit të studentëve

Ilir Kiçmari, student në Universitetin e Prishtinës, ka theksuar se një nga arsyet e rënies së numrit të studentëve në universitetin publik është mungesa e prezencës së tij në rrjetet sociale, veçanërisht në platformën TikTok.

Ai ka theksuar rëndësinë e promovimit të UP-së në TikTok, duke e vlerësuar si një mjet efektiv për të tërhequr vëmendjen e të rinjve të shkollave të mesme.

“Edhe unë po mendoj që një prej faktorëve është edhe mosprezenca në platforma si Tiktoku që janë duke u përdorur jashtëzakonisht shumë prej nxënësve të shkollës së mesme të cilët janë potencional të universiteteve dhe kolegjeve tjera në vend. Unë mendoj se është vendimi mirë dhe duhet të jetë prezent në rrjetin social edhe nxënësit e shkollave të mesme me kuptu se cilat programe i ofron UP-ja, dhe se është i renditur mirë në ranglista për me qenë traget për nxënësit e shkollave të mesme”, ka thënë ai në emisionin Rreth e Rrotull.

Kiçmari ka shtuar se, megjithëse ranglistat që tregojnë se UP është në vendin e parë për studentët e rinj, mendimi i tyre nuk është njësojë.

“Mendoj se është e rëndësishme që në çdo platformë, edhe në çdo rrjet si ato shkencore si ato sociale me qëndru si më i miri dhe me reflektu atë që e ka për brenda nga aspekti shkencor. Ranglistat thonë që UP-ja është më i ri studentet nuk po mendojnë njësoj pasi kemi një rënie të numrit të studenteve sipas raporteve të ndryshme që janë duke u bërë prej organizatave”, ka thënë ai.

Duke mos qenë prezent në rrjetet sociale, sipas tij, UP-ja ka humbur një mjet të rëndësishëm për të komunikuar me nxënësit e shkollave të mesme dhe për të prezantuar programet e saj në një mënyrë tërheqëse.

“Për ta bërë një konkuldim të tillë duhet një hulumtim i mirëfilltë kualitativ por megjithatë njëra prej arsyeve besoj se është mosprezenca e mjaftueshëm në rrjete sociale, për ta marrë vëmendjen e të rinjve të shkollave të mesme për të marrë pjesë në UP”,  ka thënë ai tutje ai.

Ai beson se një prezencë në rrjetet sociale do të ndihmonte në rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve të shkollave të mesme në UP dhe do të ndikonte pozitivisht në imazhin e universitetit në sytë e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika