Studimi mbi fenomenin e videolojërave

Sipas studimit nga Instituti i Fiziologjisë Klinike të Këshillit Kombëtar të Universitetit të Padovës dhe Universitetit Austrilian “Flinders”, thuhet se një në pesë femijë është në rrezik të lartë nga videolojërat.

Përdorimi i tepruar i videolojërave rrezikon shëndetin dhe mund t’i nxisë fëmijët të lënë shkollën.

“U zbulua, gjithashtu, se adoleshentët që jetojnë në Danimarkë raportojnë nivelet më të ulëta të lojërave problematike (12%), ndërsa ata në Rumani raportojnë një perceptim më të madh të problemeve që lidhen me përdorimin e lojërave video (30.2%)”, tha koordinatorja e studimit Sabrina Molinaro.

“Studimi tregon sesi prania e rregullave prindërore dhe mbështetja emocionale e familjes e mbrojnë adoleshencën nga përdorimi i tepruar dhe i shtrembëruar i videolojërave”, tha autori i studimit Alessio Vieno.

Ekspozimi i djemve ndaj ketij fenomeni arrin përqindjen (30.8%), ndërsa i vajzave (9.4%).

Ky studim analizoi te dhënat e 89.000 adoleshentëve, të moshës 15-18 vjeçare, nga 30 vende evropiane.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika