Stuhia dimërore godet 200 milionë amerikanë, shënohen afro 12 raste të vdekjes

Rreth 200 milionë amerikanë janë të prekur nga stuhia masive dimërore, e cila deri më tani thuhet se ka humbur jetën e 12 personave, ka anuluar fluturimet e avionëve, bllokuar rrugët dhe ndërprerë energjinë elektrike në disa vende

Ilustrim

Rreth 200 milionë amerikanë po ndjejnë kontrollin e akullt të një stuhie masive dimërore, e cila ka shënuar afro 12 vdekje përpara fundjavës së festave.

Më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, kurse mijëra fluturime u anuluan të premten, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stuhia e madhe shtrihet më shumë se 3,200 km nga Teksasi në Quebec.

Një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, ka sjellë kushte stuhie në Liqenet e Mëdha në kufirin SHBA-Kanada.

Në Kanada, Ontario dhe Quebec po përballonin pjesën më të madhe të shpërthimit të Arktikut, me ndërprerjen e energjisë elektrike në qindra mijëra.

Pjesa më e madhe e vendit, nga Kolumbia Britanike në Newfoundland, ishte nën paralajmërimet për të ftohtin ekstrem dhe stuhi dimërore.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) tha se harta e tij e së premtes “përshkruan një nga shkallët më të mëdha të paralajmërimeve dhe këshillave të motit dimëror ndonjëherë”.

Temperaturat në Elk Park, Montana, ranë në -45C, ndërsa qyteti i Hell, Michigan, ka ngrirë.

Ishte 1F (-17C) në komunitetin e mbuluar me borë të premten mbrëma. Emily, një banakiere në Smitty’s Hell Saloon, i tha BBC-së “Është shumë ftohtë këtu, por ne po kalojmë një kohë të dreq.”

Reshje të dendura bore parashikohen në zonat e Pensilvanisë dhe Miçiganit. Buffalo, Nju Jork, priste të paktën 89 cm. Më shumë se tetë milionë njerëz mbetën nën paralajmërimet për stuhi, tha NWS .

Përmbytje bregdetare janë parë në Nju Angli, Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika