Stuhia e fuqishme rrëzon lisin në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë

Vushtrria është goditur të mërkurën nga një stuhi e fuqishme, duke shkaktuar panik tek banorët, pasi shiu i rëndë dhe erërat e forta rrëzuan lisin në magjistralen Vushtrri - Mitrovicë

Pamje nga lisi i rrëzuar në magjistralen Vushtrri - Mitrovicë

Një stuhi e fuqishme me shi dhe erë ka goditur qytetin e Vushtrrisë pasditen e së mërkurës.

Stuhia e jashtëzakonshme e shoqëruar me shi të rëndë dhe erë të fortë, ka rrëzuar një lis në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë.

Rrëzimi i lisit siç shihet në videot e publikuar nga mediumi lokal, “Vushtrria Online” ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe vështirësi në qarkullim për makinat.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika