Stuhia “Ian” lë 11 milionë njerëz në Kubë pa energji elektrike

Uragani i fuqishëm "Ian" ka goditur Kubën duke shkatërruar disa ferma dhe duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike duke lënë 11 milionë njerëz pa furnizim

Foto ilustrim

Stuhia “Ian” ka ndërprerë energjinë në të gjithë Kubën, duke lënë 11 milionë njerëz pa energji elektike.

Ndërkaq sipas unionit elektrik të Kubës energjia fillimisht është ndërprerë për rreth një milion njerëz në provincat perëndimore të vendit, por më vonë i gjithë rrjeti është shembur.

Uragani ka arritur në tokë si një stuhi e kategorisë së tretë në skajin perëndimor të ishullit dhe ka shkatërruar provincën Pinar del Rio, si disa nga fermat më të rëndësishme të duhanit në vend.

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-ve ka thënë Kuba ka pësuar “ndikime të rëndësishme të erës dhe stuhisë” kur uragani ka goditur me erëra të qëndrueshme prej 125 mph.

Uragani pritej të forcohej edhe më shumë mbi Gjirin e ngrohtë të Meksikës, ndërsa është duke iu afruar bregut jugperëndimor të Floridës , ku 2.5 milionë njerëz janë urdhëruar të largohen, raporton Sky News.

Ndërsa në një konferencë urgjente në Shtëpinë e Bardhë të martën e 27 shtatorit Deanne Criswell, zëdhënëse e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), ka thënë se “rritja e stuhisë do të jetë e rëndësishme”.

“Merreni këtë shumë seriozisht, mos e nënvlerësoni potencialin që mund të sjellë kjo stuhi. Ne po flasim për ndikime në pjesë të Floridës që nuk kanë parë një ndikim të madh të drejtpërdrejtë në gati 100 vjet”, ka shtuar Criswell.

Stuhia “Ian” është duke shkuar drejt Floridës, një destinacion popullor pushimesh, i përbërë nga shumë ishuj.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe iu ka kërkuar banorëve të përgatiten, duke paralajmëruar për ndikime të gjëra në të gjithë shtetin.

“Sistemi i motit solli me vete një rrezik të “një stuhie të rrezikshme, reshje të mëdha shiu, përmbytje të shpejta, erëra të forta, det të rrezikshëm dhe aktivitet të izoluar tornadik”, ka shtuar DeSantis.

Ndërkaq përmbytje janë parashikuar për pjesën më të madhe të gadishullit të Floridës në mesjavë, dhe më pas reshje të mëdha shiu janë të mundshme për juglindjen e SHBA-së në fund të kësaj jave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika