Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet skuadres argjentinase River Plate gjatë kësaj vere.
Luis Suarez është në dispozicion si një transferim i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Atletico Madridin.
Suarez ka thënë se ishte i lumtur për ofertën nga River Plate, por gjërat nuk shkuan si i kishte parashikuar.
“Sinqerisht isha shumë i emocionuar për mundësinë që të transferohesha te River Plate. Një nga arsyet ishte të luaja në Copa Libertadores. Ishte një ëndërr që dëshiroja të fitoja një kupë edhe në Amerikën e Jugut, por kjo mundësi u zbeh dhe u zhduk me eliminimin e skuadrës”, ka thënë Suarez.
“Një muaj e gjysmë më parë deklarova se nuk do të largohem nga Evropa, por River insistoi dhe insistoi aq shumë sa e mora në konsideratë këtë mundësi dhe ishim shumë pranë”.
Tutje, Luis Suarez ka thënë se sado që dikush të thotë diçka, kur të vijë koha do të merret parasysh.