“Subvencionet VI”, ngrihet aktakuzë për ryshfet e keqpërdorim detyre ndaj 16 personave

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtatë të pandehur janë zyrtarë - pesë prej tyre nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një nga Komuna e Ferizajt dhe një nga Komuna e Vitisë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave në rastin e njohur si “Subvencionet VI”, që lidhet për subvencionet në bujqësi.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtatë të pandehur janë zyrtarë, pesë prej tyre nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një nga Komuna e Ferizajt dhe një nga Komuna e Vitisë.

16 të pandehurit janë: E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B,  S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B..

Kjo aktakuzë është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti”, nga neni 421 të KPRK-së, “Dhënie ryshfeti”, nga neni 422 të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Mashtrim në detyrë”, nga neni 419 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të KPRK-së, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 të KPRK-së dhe “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 të KPRK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika