Suedia anëtarësohet në NATO, Osmani: Po e festojmë këtë ditë historike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me ambasadën suedeze në vendin tonë po e festojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke u bërë anëtarja e 32-të e kësaj aleance

Pasi Suedia u anëtarësua në NATO, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se po e  festojnë këtë ditë, siç e ka cilësuar ajo si historike.

“Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane. Falas, Sverige!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sot Suedia është bërë zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s pasi përfundoi procesin e anëtarësimit në Uashington.

Dorëzimi i dokumenteve u bë në një ceremoni dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka deklaruar se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “dritat udhëzuese” të Suedisë.

Lexo më shumë: Suedia anëtarësohet zyrtarisht në NATO

Ndërsa, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë mes të tjerash se “gjërat e mira vijnë për ata që presin”.

“Aleanca jonë mbrojtëse është tani më e fortë dhe më e madhe sesa ka qenë ndonjëherë,” ka shtuar ai, duke falënderuar Suedinë për “rezistencën” e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika