Suedia gjen rrjedhën e katërt nga tubacionet e “Nord Stream 2” në Detin Baltik

Mediat ndërkombëtare raportojnë që Suedia ka gjetur rrjedhën e re në një tubacion të madh nënujor që transporton gaz natyror rus në Bashkimin Evropian

Rrjedha e gazit rus "Nord Stream". Foto: BBC.

Suedia ka gjetur rrjedhën e re në një tubacion të madh nënujor që transporton gaz natyror rus në Bashkimin Evropian. Kjo rrjedhë është e katërta që është zbuluar gjatë kësaj jave.

Në fillim të kësaj jave, Danimarka dhe Suedia kanë raportuar rrjedhje gazi në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 duke rritur mundësinë e një sulmi të qëllimshëm. Gjatë kohës kur BE-ja fajësoi “sabotimin”, Rusia hodhi poshtë sugjerimet se kishte sulmuar tubacionet e veta si “të parashikueshme dhe budallaqe”.

Në vend të kësaj, ministri i jashtëm i Kremlinit tha se shpërthimet ndodhën në “zona të kontrolluara nga inteligjenca amerikane”.

Roja bregdetare suedeze është shprehur se kishin gjetur rrjedhjen e katërt në Nord Stream 2.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, ka thënë se “është “shumë e qartë” se kush qëndron pas dëmit”, pa dhënë detaje.

Ndërsa, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” për rrjedhjet, duke shtuar se mundësia e një sulmi të qëllimshëm nuk mund të përjashtohej, raporton BBC.

Udhëheqësit e BE-së kanë thënë se çdo sulm në infrastrukturën energjetike të kontinentit do të përballet me “përgjigjen më të fortë të mundshme”.

As Nord Stream 1 dhe 2 nuk po transportojnë gaz për momentin, megjithëse të dy përmbajnë gaz. Tubacioni Nord Stream 1, i cili përbëhet nga dy degë paralelenuk ka transportuar asnjë gaz që nga fundi i gushtit kur Rusia e mbylli atë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika