Suedia i dhuron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë 680 milionë dollarë

Ministria e Mbrojtjes e Suedisë ka thënë të martën se do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë rreth 680 milionë dollarë, përfshirë dërgimin e pajisjeve dhe para të gatshme për blerjen e armëve

Ushtarët ukrainas në automjetet e blinduara luftarake suedeze, CV90, në Bahmut, Ukrainë, 27 nëntor 2023, AFP.

Ministria e Mbrojtjes e Suedisë ka njoftuar se do të ofrojë ndihmë ushtarake në vlerë prej rreth 680 milionë dollarësh për Ukrainën.

Ky vendim shënon herën e 15-të që Suedia i jep ndihmë Ukrainës, dhe pakoja më e madhe e ndihmës deri më sot, duke rritur në rreth 2.8 miliardë dollarë ndihmën e përgjithshme që ia ka dhënë asaj prej se Rusia e filloi pushtimin e saj më 2022.

Ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson, ka konfirmuar këtë ndihmë duke shtuar se ata do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën sa të jetë e nevojshme. Pakoja e ndihmës përfshin artileri, municion të artilerisë, anije detare luftarake dhe pajisje të tjera të nevojshme për forcat ushtarake ukrainase.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën sa të jetë e nevojshme”, ka thënë ministri Jonson.

Ky vendim vjen menjëherë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një thirrje për ndihmë gjatë një vizite te trupat ukrainase në vijën e frontit.

Zelensky ka bërë të ditur se ushtria ukrainase po përballet me kushte tejet të vështira dhe mungesë municioni në vijat e frontit.

“Kjo gjendje është tejet e vështirë tani në disa pjesë të vijës së frontit, ku trupat ruse kanë vendosur rezerva maksimale”, ka deklaruar Zelensky më 19 shkurt pas një vizite te trupat ukrainase në vijën e frontit në qytetin verilindor, Kupianks.

Rënia e Avdivkës, dikur qytet i rreth 30.000 banorëve, por tani kryesisht i bërë rrafsh me tokën dhe shkretëtirë, në rajonin lindor të Donjeckut, shënon fitimin më të madh territorial të Rusisë në nëntë muajt e fundit prej se e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika