“Suedia ka ndërmarrë ‘hapa të rëndësishëm’ për të përmbushur kërkesat e Turqisë”

Shefi i NATO-së Jens Stoltenberg, ka thënë se Suedia ka bërë hapa të rëndësishme, duke i ndryshuar ligjet e saj, për t’i plotësuar kërkesat Turqisë, pasi kjo e fundit nëpërmjet vetos po e bllokon Suedinë që të mos anëtarësohet në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se, Suedia ka filluar që t’i  ndërmarrë hapa e rëndësishëm për të përmbushur kërkesat e Turqisë,  në mënyrë që  kjo e fundit t’ia miratojë aplikimin e Suedisë për anëtarësimin e saj në NATO.

“Unë e mirëpres që Suedia tashmë ka filluar të ndryshojë legjislacionin e saj kundër terrorizmit dhe se do të sigurojë që kuadri ligjor për eksportin e armëve do të pasqyrojë statusin e ardhshëm si anëtare e NATO-s me angazhime të reja ndaj aleatëve”, ishte shprehur Stoltenberg, transmeton Reuters.

Sipas tij, këta janë dy hapa të rëndësishëm për të adresuar shqetësimet që i kishte ngritur Turqia.

Shtetet anëtare të NATO-s

Ndërsa kryeministrja suedeze kishte thënë se, Suedia ka ndryshuar ligjet e saj për terrorizmin dhe është në proces të shtrëngimit të mëtejshëm.

“Nga 1 korriku do të kemi legjislacion edhe më të fortë kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit. Jemi të gatshëm të kontribuojmë në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë ajo.

Finlanda dhe Suedia kishin aplikuar për t’u për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri Atlantike(NATO), në  muajin e kaluar, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ndërsa aplikimet Shteteve Skandinave janë pritur me kundërshtime nga Ankaraja zyrtare pasi e cila kishte shprehur pakënaqësitë e saj,  lidhur me “mbështetjen e Shtetit Suedezë ndaj  militantëve kurdë” dhe nga një vendim i mëparshëm për të tërhequr licencat e eksportit të armëve në Turqi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika