Suedia merr Presidencën e BE-së

Suedia do të fillojë që nga 1 janari i 2023-ës udhëheqjen e saj gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian. Presidencën e BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia

Flamuri i Suedisë dhe flamuri i BE-së

Suedia nga 1 janari 2023 do të fillojë udhëheqjen e saj gjashtëmujore të Presidencës e Bashkimit Evropian.

Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia.

Suedia e cila do të mbajë Presidencën deri më 1 korrik 2023 ka përcaktuar temat që do të ketë prioritet në periudhë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, efektet e saj në sigurinë dhe furnizimet energjetike për të gjithë Evropën, dhe forcimi i aftësive ushtarake dhe zinxhirëve të furnizimit të BE-së do të jenë çështjet kryesore të gjashtë muajve të Suedisë në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Stokholmi  do të mbajë rreth 1500 takime të organeve të ndryshme të BE-së dhe do të kalojë orë të panumërta duke negociuar kompromise mes 27 vendeve anëtare, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se lufta në Ukrainë do të kishte efekte vendimtare në udhëheqjen e vendit të tij në Këshillin e Bashkimit Evropian, shkruan DW.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika