Suedia shpall fajtore për krime lufte gruan që publikoi fotografi me koka të prera

Një mbështetëse 35-vjeçare e ISIS-it është shpallur fajtore për krime lufte, pasi ajo kishte postuar foto nga Siria me koka të prera në rrjetin social Facebook në vitin 2014

Fotografi ilustruese: Flamuri i Suedisë

Një gjykatë suedeze ka shpallur fajtore një grua 35 vjeç për krime lufte, pasi kishte postuar fotografi të kokave të prera të ekspozuara në një qytet sirian më 2014.

Fatosh Ibrahim, e cila u deklarua e pafajshme, është dënuar me tre muaj burgim.

Gjykata e Qarkut Goteborg ka thënë se ajo “në dy raste publikoi fotografi të kokave të prera të ngulura në gardhe” të vendosura aty nga militantët e grupit të Shtetit Islamik.

Ibrahimi përdori telefonin e saj për fotografitë në sheshin në Raqqa, ku militantët kishin vendosur trupat dhe kokat e varura.

Gjykata ka deklaruar në vendimin e saj se Ibrahimi postoi në Facebook “komente nënçmuese për njerëzit në foto dhe shprehu se ata e meritonin atë që iu nënshtruan”.

“Gruaja qartë ka shprehur simpati me veprimet e grupit të IS-it dhe veprimet e saj konsiderohen se lidhen me konfliktin e armatosur që po ndodhte në atë kohë”, ka thënë gjykata, ka raportuar AP.

Ibrahimi i ka thënë gjykatës se ajo udhëtoi për në Siri në dhjetor 2012 dhe u detyrua të qëndronte, duke pretenduar se nuk kishte udhëtuar në Siri për t’iu bashkuar grupit të Shtetit Islamik. Ajo u kthye në Suedi në vitin 2017, sipas vendimit.

Ibrahimi është dënuar gjithashtu për kërcënimin dhe shpifjen e punonjësve socialë në Suedi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika