Sullivan: Izraeli ka të drejtë “të ndjekë” Hamasin

Këshilltari për Siguri Nacionale në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jake Sullivan, ka ripërsëritur se ShBA-ja dëshiron të shohë rezultate në qëllimin e Izraelit për të shmangur viktimat civile në Gaza.

Sullivan thotë se ekziston një “çështje themelore e dinjitetit”, që populli palestinez e meriton si qenie njerëzore, dhe ai thotë se kjo i është përcjellë qeverisë izraelite, raporton BBC-ja.

Ai ka theksuar se Hamasi vazhdon të mbajë pengje në “kushte të rënda” dhe se ata “po përdorin civilët si mburojë, të fshehur pas spitaleve dhe shkollave”.

Sullivan përsëriti se Izraeli ka të drejtën “të shkojë pas Hamasit” duke marrë parasysh ligjin ndërkombëtar.

“Unë iu bashkova presidentit Biden në vizitën e tij më 18 tetor dhe mesazhi ynë atëherë është i njëjtë me mesazhin tim sot, që është se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin”, ka thënë ai./BBC

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika