Sulm fizik në Podujevë, viktima pëson lëndime në kokë

Një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij, nuk ka dhënë deklaratë

Një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Rasti ka ndodhur të shtunën në Podujevë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për tretman mjekësor.

Ai ka pësuar lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij, nuk ka dhënë deklaratë.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar  në QKUK  Prishtinë për tretman mjekësor i cili ka lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij nuk ka dhënë deklaratë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika