Kreshnik Gashi nga BIRN tha se akti terrorist në Zubin-Potok ka qenë një sulm klasik terrorist i cili ka pasur qëllim me shkaktu frikë dhe panik tek qytetarët e Kosovës.
Kështu tha Gashi në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini, teksa shtoi se akti terrorist ka qenë mirë i menduar dhe se me “tregu se sa afër janë terroristët dhe deri ku mbërrijnë ata me ardhë në shtëpitë tona”.
“Sulm klasik terrorist dhe me shkaktu frikë dhe panik. Dhe më dëme jokolaterale të mëdha por me qëllim në krejt territorin e Kosovës me shkaktu panikun dhe frikën kolektive., Sepse sulmi ka goditur në mënyrë shumë profide fobinë kolektive që kemi me mbetur pa ujë dhe Ujmani ka me shpërthy nga një sulm i tillë.
Shumë mirë i menduar. Pasi që është menduar se mos me bë dëme të mëdha në zonë përreth, nëse ishte shpërthyer i tëri Kanali i Ibër-Lepencit kishte mundur me i dëmtu ato. Në të ardhmen, mundet me lënë Mitrovicën Veriore dhe zonat ku jetojnë serbët. Qëllimi terrorist nuk ka qenë me i lanë pa ujë por me tregu sesa afër janë terroristët dhe deri ku mbërrijnë ata me ardhë në shtëpitë tona”, tha Gashi.
Gashi shtoi se përderisa askush nuk e merr përgjegjësinë për aktin e kryer terrorist, atëherë në Mitrovicën e Veriut ka situatë të tensionuar dhe akterët që jetojnë atje po paraqesin “tentativën e një situate joreale dhe komunitetin serb e vendos në një model të viktimizimit”.
“”Është mister i madh. Dhe se askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë. Zakonisht duhet të marrë përgjegjësinë pasi që ato duhet të kenë një mesazh të tillë politik. Në Mitrovicën e Veriut ka situate të tensionuar, pasi jemi duke e vërenjtur që disa muaj. Sulmet terroriste apo situatat me tensione nuk nisin me akte të dhunshme. Ndryshimi I gjuhës që flasin edhe akterët e shoqërisë civile, edhe politikanët serbë në very por edhe gjuha e tyre e sulmeve, Por është një narrative, e cila shtyn drejt një tentative për paraqitjen e një situate joreale dhe komunitetin serb e vendos në një model të viktimizimit”, tha Gashi.
Gashi tha se në veriun e Kosovës është duke u krijuar narrativa e serbëve me propaganda se “Policia e Kosovës po i ngacmon gratë dhe vajzat e reja” dhe atë shihen si arsyeje e mos daljes së tyre në qytet.
“Është duke u krijuar një narrative që, Policia e Kosovës po ngacmon grate dhe vajzat e reja . Kjo narrative po synon demoralizimin e PK-*së duke prekur dinjitetin e familjes së policies. Narrativa e mësuar “po na vrasin fëmijët” duke kaluar në “duke na I ngucur grate në qytet”. Veriu I Kosovës si Bigbrother me kamera. Janë duke I akuzuar policët për ngacmim”, vijoi Gashi.
Gashi tha se institucionet e vendit duhet të jenë të vëmendshme dhe mos me “ra pre e nacionalizmit të tepërt të serbëve” dhe të jenë profesionale sikurse në rastin Banjska.