Sulm me armë në një shkollë në Rusi, vriten gjashtë persona

Të paktën gjashtë persona u vranë e dhjetëra u plagosën, pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në Rusi

Flamuri i Rusisë





Një person i armatosur ka vrarë gjashtë persona në një shkollë në qytetin rus, Izhevsk, tha ministria e Brendshme e Rusisë në një deklaratë në Telegram.

Dega e ministrisë së Brendshme në Udmurtia tha se personi i armatosur kishte vrarë veten, kurse 20 persona ishin plagosur si pasojë e këtij sulmi.

Agjencia e lajmeve RIA citoi guvernatorin Alexander Brechalov të rajonit Udmurtia, kryeqyteti i të cilit është Izhevsk, të thoshte se një burrë i paidentifikuar kishte hyrë në shkollë dhe kishte vrarë një roje sigurie. Ai tha se mes nxënësve të shkollës, ka të vdekur dhe të plagosur.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika