Sulm me dron ndaj Izraelit, plagosen rreth 40 persona – Hezbollahu merr përgjegjësinë

Rreth 40 persona u plagosën në një sulm me dronë në Izrael, ndërsa Hezbollahu mori përgjegjësinë, duke u përkeqësuar më tej tensionet në rajon

Një burrë ecën mes ndërtesave të shkatërruara në një rrugë tregtare që u godit të shtunën mbrëma nga sulmet ajrore izraelite, në qytetin Nabatiyeh, Libani jugor, të dielën, 13 tetor 2024. (AP Photo/Mohammed Zaatari)

Shërbimet izraelite të shpëtimit thanë se rreth 40 persona u plagosën të dielën si pasojë e një sulmi me dronë në qytetin qendror të Binyamina-s. Tre prej të plagosurve paraqiten në gjendje kritike për jetën.

Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban mori përgjegjësinë për një nga sulmet me më shumë pasoja ndaj Izraelit, në një vit lufte.

Mediat izraelite njoftuan se dy dronë ishin lëshuar nga Libani dhe ushtria njoftoi se një prej tyre ishte interceptuar.

Mbetet e paqartë nëse mes plagosurve ka pjesëtarë të ushtrisë apo civilë dhe se çfarë është goditur konkretisht.

Hezbollahu tha në një deklaratë se kishte vënë në shënjestër një kamp ushtarak izraelit që përdoret për stërvitje në shenjë hakmarrje për dy sulme izraelite ndaj Bejrutit të enjten, që shkaktuan vdekjen e 22 personave.

Kjo ishte hera e dytë, brenda dy ditësh që një dron godet brenda Izraelit. Të shtunën, gjatë festës së Yom Kippurit, një dron goditi në periferi të Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale, por jo të vrarë apo të plagosur.

Sulmi i fundit vjen në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore në Izrael për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes kundër raketave.

Izraeli tashmë është në luftë me Hamasin në Gazë dhe me Hezbollahun në Liban – të dy këto grupe militante të mbështetura nga Irani.

Shteti hebre pritet të godasë Iranin si një akt hakmarrjeje ndaj një sulmi me raketa balistike në fillim të këtij muaji, por mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Irani ka thënë se do t’i përgjigjet çdo sulmi izraelit./VOA

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika