Sulm me granatë dore në shtëpinë e një serbi në Ranilluk

Policia e Kosovës ka njoftuar se është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi në fshatin Ranilluk

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi në fshatin Ranilluk.

Në raportin 24-orësh të policisë, është bërë e ditur se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës.

Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar, dhe se rasti është duke u hetuar.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturat të cilat ishin të parkuara në oborr”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika