Sulm me koktej molotovi në ambasadën izraelite në Bukuresht

Një shtetas sirian u arrestua në Bukuresht, pasi dyshohet se sulmoi hyrjen e ambasadës izraelite me një koktej molotov, duke shkaktuar një zjarr të vogël

Foto/ APNews

Një shtetas i huaj u arrestua në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht të hënën, pasi dyshohet se sulmoi hyrjen e ambasadës izraelite me një koktej molotov, duke shkaktuar një zjarr të vogël, por pa viktima.

Një burrë 34-vjeçar u kap nga oficerët e antiterrorizmit nga Shërbimi i Inteligjencës Rumune, përpara se policia të arrinte në vendngjarje, tha policia në Bukuresht, duke shtuar se i dyshuari dyshohet se u përpoq gjithashtu t’i vinte flakën vetes.

I dyshuari është raportuar se është shtetas sirian. Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se incidenti ishte i motivuar nga ankesat personale dhe jo nga konteksti ndërkombëtar i luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ambasada izraelite konfirmoi incidentin në një deklaratë zyrtare, duke thënë se kur zyrtarët e sigurisë iu afruan të dyshuarit “ai mori një koktej molotov, e ndezi dhe e hodhi drejt derës së hyrjes në hollin e ndërtesës”, raporton AP.

Ambasadori i Izraelit në Rumani, Reuven Azar, dënoi incidentin në një deklaratë, duke thënë se “terrorizmi nuk njeh kufij” dhe duke e etiketuar të dyshuarin një “ekstremist të dhunshëm”, i cili po merret në pyetje nga policia rumune.

Foto/ APNews

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika