Sulm ndaj një personi zyrtar

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si pasojë e një sulmi fizik të martën e 28 marsit, në Prishtinë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si pasojë e një sulmi fizik.

Ai ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti thuhet të ketë ndodhur të martën e 28 marsit, në Prishtinë.

Ky rast në raport është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar (pasagjer). Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit , rast në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika