Katër zyrtarë policorë janë sulmuar me mjete të forta – gurë, nga disa persona të panjohur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 13 qershorit, në Mitrovicë të Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.
Vetura zyrtare është dëmtuar, ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar.
Ky rast vazhdon të jetë në procedurë hetimore.
“Derisa katër zyrtarët policor ishin në drejtim të stacionit policor janë sulmuar me mjete të forta –gurë nga 4-5 persona të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar përveç që është dëmtuar vetura zyrtare ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personave zyrtarë dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.