Sulm ndaj tre zyrtarëve policorë në Ferizaj, të dyshuarit braktisin veturën dhe ikin

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Ferizaj. Incidenti ka ndodhur kur tre të dyshuar kanë refuzuar të ndalen pasi u është dhënë urdhër nga policia. Ata kanë goditur zyrtarët me një veturë duke shkaktuar më pas një aksident dhe pastaj kanë braktisur mjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime teksa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, në rrugën “Gursel & Bajram Sylejmani”, gjatë orëve të pasdites.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, tre të dyshuarit kanë goditur zyrtarët policorë me një veturë në lëvizje, pasi këtë të fundit u kishin dhënë urdhër që të ndalen.

Ndërkohë që të dyshuarit nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë nga Policia e Kosovës, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ata kanë shkaktuar aksident e më pas kanë braktisur veturën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Përgjatë kontrollit të veturës së braktisur, policia raporton se janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gramë marihuanë dhe 0.2 gramë kokainë.

“Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, pasi një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur, i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit, në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar” dhe vazhdon të jetë nën hetime.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika