Sulm ndaj zyrtarit policor në Gjilan, arrestohen dy persona

 Dy persona janë arrestuar të hënën, pasi dyshohen për veprën “sulm ndaj personit zyrtar”

Policia e Kosovës (ilustrim)

Dy persona janë arrestuar të hënën e 11 shtatorit, pasi dyshohen për veprën “sulm ndaj personit zyrtar”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit, njëri nga ta e ka penguar zyrtarin policor, kurse tjetri e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gjilan.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika