Sulm në frontin lindor, Zelensky i quan përpjekjet “të çmendura”

Forcat ruse kanë filluar të sulmojnë qytetin lindor të Bakhmut, që këto sulme presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka quajtur të çmendura





Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar komandantët rusë për “çmenduri”, lidhur me përpjekjet e tyre për të kapur qytetin lindor të Bakhmut.

Qyteti ndodhet në rajonin e Donetskut dhe ka një popullsi prej 70,000 banorësh të paraluftës. Ky qytet ka qenë qendër e sulmeve ruse për muaj të tërë.

Pavarësisht një përparimi të mundshëm ukrainas në qytetin kyç të Khersonit, Zelensky ka thënë se sulmet kanë vazhduar në fuqi.

“Këtu është më e dukshme çmenduria e komandës ruse”, ka thënë Zelensky në një fjalim të mbajtur natën nga Kievi, ka shkruar BBC-ja.

“Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes atje, duke punuar përqendruar nivelin më të lartë të goditjeve të artilerisë”, ka shtuar Zelensky.

Ndërsa, këshilltari i Zelenskyt, Oleksiy Arestovych, ka thënë se një ditë forcat ruse filluan tetë sulme të veçanta në Bakhmut para drekës.

Kësisoj, këto javë të fundit Rusia ka bërë një përparim rreth Bakhmutit.  Njashtu, forcat ukrainase po vazhdojnë të avancojnë në jug drejt Khersonit, ku Rusia ka urdhëruar evakuimin e civilëve.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika