Sulm në Iowa, vriten tre persona

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi në Iowa të SHBA-së

Ilustrim

Një vajzë gjashtëvjeçare dhe prindërit e saj u qëlluan për vdekje në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu kanë njoftuar autoritetet policore.

Trupat e pajetë u gjetën të premten në Parkun Shtetëror, por nuk është bërë e ditur se kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa djali nëntëvjeçar i mbijetoi sulmit.

Sipas një burimi policor, kryesi i veprës është një 23-vjeçar, i cili dyshohet se vrau veten vetëm disa metra nga vendngjarja, shkruan BBC.

Sipas policisë, sulmuesi po qëndronte në kamping, e me familjen thuhet se kishte mosmarrëveshje.

Ndërkaq, kreu i bashkisë, Cedar Falls Rob Green, ka thënë se është i tronditur me rastin.

“E njihja mirë Sarën (viktimën grua, v.j.). Ajo dhe familja e saj ishin shëtitës të rregullt të parkut”, ka thënë kryebashkiaku.

Parku është mbyllur për hetim dhe pritet të jetë i mbyllur deri të enjten.

Ndryshe, SHBA-ja kohëve të fundit po përballet vazhdimisht me të shtëna masive.

Më katër korrik të këtij viti, një person është arrestuar. Ai dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të njerëzve të cilët gjendeshin në paradën e Ditës së Pavarësisë së katër korrikut në Çikago, është akuzuar për shtatë vrasje.

Kështu kanë thënë zyrtarët amerikanë, ku siç raportonte BBC, Robert Crimo, do të ndëshkohet “për vrasjet kundër komunitetit tonë”, ka thënë prokurori Eric Rinehart.

Sulmi i ndodhur në Higland Park, ku po mbahej parada, la të vdekur shtatë persona dhe mbi 30 të plagosur.

Prokurori Rinehart ka theksuar se dhjetëra akuza të tjera do të ngrihen para se të përfundojë hetimi për këtë ngjarje.

I dyshuari po akuzohet se ka gjuajtur 70 plumba drejt turmës. Ai ishte maskuar si grua në mënyrë që të mund të ikte nga vendi i ngjarjes së bashku me turmën.

Ndërkaq, më 24 maj, 19 nxënës dhe mësues janë vrarë në një sulm, në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit.

Kjo ngjarje kishte ndodhur vetëm 10 ditë pas të shtënave në një dyqan ushqimor në Bufallo të New Yorkut, ku mbetën të vrarë 10 persona.

Pas tetë orësh ndjekjeje, më katër korrik, policia amerikane ka arrestuar Crimon.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika