Sulm në Oslo, dy të vdekur e 14 të plagosur

Nga të shtënat me armë zjarri në një klub nate në Oslo, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen, por sipas autoriteteve norvegjeze, klubi ku të shtënat kanë ndodhur ka qenë klub i homoseksualëve

Dy persona u vranë pasi u qëlluan me armë zjarri në një bar të njohur homoseksualësh dhe rrugëve pranë Oslos në Norvegji

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, nga të shtënat në një klub nate dhe në rrugët pranë qendrës së kryeqytetit norvegjez Oslo, raporton BBC.

Kjo është konfirmuar edhe nga Distrikti i Policisë së Oslos.

“Një i dyshuar është në mbajtje”, tha Policia, duke shtuar se rrethanat e të shtënave janë të paqarta.

Një i dyshuar është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë.

Policia beson se i dyshuari është i vetmi person i përfshirë në këto të shtëna, ndërsa nuk është dhënë asnjë motiv për sulmin.

“Pashë një burrë që mbërriti me një çantë, ai mori një armë dhe filloi të qëllonte”, tha Olav Roenneberg gazetari i transmetuesit publik NRK.

Një tjetër burrë i tha gazetës se kishte parë shumë njerëz në tokë me plagë në kokë.

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë, Emilie Enger Mehl, tha se incidenti ka tronditur vendin.

“Norvegjia është një komunitet besimi, ku të gjithë duhet të ndihen të sigurt jashtë në një të shtune në mbrëmje”, tha ajo.

Transmetuesi publik NRK dhe media të tjera lokale thanë se sulmi ndodhi në një bar dhe klub nate të njohur homoseksualësh.

Oslo kishte paraparë që të shtunën të mbajë, paradën e Krenarisë, “Oslo Pride”.

Ndërsa, Zëdhënësi i policisë, Tore Barstad, tha për Associated Press se, motivi nuk dihet menjëherë, dhe se nuk është e qartë nëse të shtënat kishin ndonjë lidhje me paradën e Krenarisë.

“Policia është në kontakt me organizatorët e paradës së Krenarisë këtë të shtunë. Do të ketë një vlerësim të vazhdueshëm se çfarë masash duhet të marrë policia për të mbrojtur atë ngjarje dhe nëse ky incident ka fare lidhje me paradën,” tha Barstad.

Ndryshe, Norvegjia përjetoi të shtënat masive në vitin 2011, kur një një person vrau 69 njerëz në ishullin Utoya, pasi vendosi një bombë në Oslo që la tetë të vdekur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika