Sulm- Rafineria e naftës në Rusinë jugore goditet me dron “Kamikaz”

Gjatë ditës së mërkurë ka shpërthyer një zjarr në një rafineri nafte në Rusinë jugore, e për sulmet e fundit në depot e karburanteve, instalimet ushtarake dhe infrastrukturën tjetër, Moska ka akuzuar Kievin

Zjarrëfikësit në rafinerinë e naftës, Rusia jugore

Gjatë ditës së mërkurë të 22 qershorit ka shpërthyer një zjarrë në një rafineri nafte në Rusië jugore përkatësisht në rajonin jugor të Rostovit, aty ka pasur një sulm me dron, sipas ekspertëve ushtarakë kjo mund të jetë pjesë e sulmeve të mbështetura nga Ukraina.

Pas fluturimit të një droni, u ndez zjarri këtë e ka raportuar televizioni shtetëror.

Ukraina nuk ka marrë akuzë të drejtpërdrejtë nga Rusia për këtë sulm, por burimet e televizionit Tass kanë bërë të ditur se janë parë dy drone pranë vendit të ngjarjes.

Guvernatori rajonal, Vasily Golubev ka thënë se punëtorët kanë gjetur disa copëza të dy dronëve në rafinerinë e naftës.

Zjarri shtrihej në një sipërfaqe prej 50 metrash katrorë përpara se zjarrëfiksit ta shuanin atë, por, nuk është raportuar për viktima megjithëse sipërfaqja e përfshirë ishte e madhe.

Lloji i dronit mbetet i paqartë, një grup i inteligjencës, “Ukraine Weapons Tracker”, kanë thënë se ai dron bazohet në një dron i cili është prodhuar në Ukrainë i cili është i modifikuar që të mbajë eksplozivë.

Shpërthimi ndodhi rreth 150km afër kufitit me Ukrainën, por, komente mbi këtë sulm nuk ka dhënë asnjë zyrtar ukrainas.

Ukraina po akuzohet nga Rusia për kryerjen e disa sulmeve në territorin e tyre gjatë javëve të fundit, ku sipas tyre synim i Ukrainës janë depot e karburantit, instalimet ushtarake, dhe infrastruktura jetike për mbështetjen e linjave ruse të furnizimit, por, Ukraina nuk ka pranuar se ka kryer ndonjë sulm, por i kanë përdorur për tallje këto akuza.

Në një postim të Brigadës së 72-të të Mekanizuar të Ukrainës thuhet: “Për disa arsye, rafineria e naftës Novoshakhtinsk është në zjarr në Rusi”, duke shtuar më vonë se goditja e një objektivi të tillë me një “dron kamikaze” 150 km thellë në territorin e kontrolluar nga armiku “nuk është keq.”

Sulmet kanë ardhur pasi sistemet më të fuqishme të armëve perëndimore. kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë dhe mund të jenë pjesë e një strategjie ukrainase për të goditur forcat ruse të cilat vazhdojnë të bëjnë fitime të qëndrueshme në Donbas, ku shumica e luftimeve janë përqendruar aktualisht.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika