Sulm raketor i Rusisë në kryeqytetin e Ukrainës

Rusia ka goditur me disa raketa kryeqytetin e Ukrainës. Sipas informacioneve të presidencës së Ukrainës, disa raketa janë shpërthyer në ajër nga mbrojtja vendase

Kryeqyteti ukrainas, Kievi. Foto: WION





Kryeqyteti i Ukrainës është sulmuar me raketa këtë të martë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit, derisa në anën tjetër liderët botërorë janë mbledhur në samitin e G20, për ta dënuar pushtimin rus të Ukrainës, raporton BBC.

“Rusia po i përgjigjet fjalimit të fuqishëm të Zelenskyy në G20 me një sulm të ri raketor. A mendon dikush seriozisht se Kremlini dëshiron vërtet paqe?”, ka shkruar Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

Dy ndërtesa banimi në lagjen Pechersk janë në mesin e atyre që janë goditur, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.

Ky shënon sulmin e parë të tillë në më shumë se një javë, kohë gjatë së cilës Rusia tërhoqi trupat nga Kherson.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika