Sulme të tjera me dronë ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme

Në një zhvillim të fundit, trupat amerikane kanë rrëzuar dy dronë që ishin në shënjestër të forçave amerikane në jug të Sirisë. Ky incident vjen pas një serije sulmesh me dronë dhe raketa kundër bazave dhe objekteve amerikane në Lindjen e Mesme

Ushtarët amerikanë kryejnë stërvitje gjatë operacioneve në Garnizonin Al Tanf në Sirinë jugore, 21 nëntor 2017/ Foto arkiv

Trupat amerikane rrëzuan dy dronë që kishin në shënjestër forcat amerikane në Sirinë jugore të hënën. Ky incident pason sulme të tjera me dronë që kanë pasur në shënjestër bazat dhe objektiva të tjera amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për një “kërcënim të madh” të përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder, u tha gazetarëve se forcat e mbështetura nga Irani lëshuan dy dronë në drejtim të garnizonit al-Tanf të hënën, të cilët u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes amerikane, duke mos shkaktuar lëndime në mesin e ushtarëve.

“Ne e dimë se këto grupe mbështeten nga Irani”, tha zëdhënësi Ryder. “Në fund, Irani do të mbahet përgjegjës për këto sulme”.

Ky ishte të paktën sulmi i pestë me dronë ose raketë ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme brenda një jave. Sipas Pentagonit, në ditët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Disa nga sulmet shkaktuan lëndime të lehta dhe dëme materiale.

“Ekziston një kërcënim i madh i përshkallëzimit të konfliktit në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe shtimin e sulmeve ndaj forcave amerikane”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë ushtarak, shkruan VOA.

Javën e kaluar, dy dronë kishin në shënjestër bazën amerikane al-Tanf në Siri. Një dron kishte në shënjestër bazën ajrore Al-Harir në Irakun verior. Baza ajore al-Asad e forcave amerikane në Irakun perëndimor ishte në shënjestër të një sulmi me dy dronë. Ndërsa, një bazë tjetër e trupave amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit u sulmua me raketa.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika