Sulme të vazhdueshme mbi infrastrukturën kritike në Veri të Kosovës

Një kabllo optike e internetit e cila është pronë e Policisë, është dëmtuar përsëri nga persona të panjohur në fshatin Uglar të Zubin Potokut. Njohësit e sigurisë në Kosovë, këto veprime i quajnë të qëllimshme të dirigjuara nga Beogradi

 





Shtrirja e infrastrukturës kritike po vazhdon të pengohet në veri të Kosovës.

Disa persona ende të panjohur për institucionet e sigurisë, për disten herë janë duke këputur një kabllo të fibrave optike që është pronë e Policisë së Kosovës.

Ky projekt nuk ka shumë kohë që ka përfunduar, gjë që e tregojnë edhe këto shenja pune në rrugën Zubin Potok – Bërnjak.

E në fshatin Uglar të Zubin Potokut, pikërisht në këtë vend kjo është dëmtuar për herë të fundit fibri optik, që u shërben institucioneve të sigurisë.

Në vendin ku është kryer kjo vepër shihen edhe shenjat e riparimit të saj.

Ndërkohë, burime të RTV Dukagjinit brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se për ditë, stacionet policore në zona kufitare nuk kanë mundur të komunikojnë në rrjetin e brendshëm me nivelin qendrorë, pikërisht për shkak të dëmtimit të kësaj fibre optik.

Këto veprime nga njohësit e sigurisë po shihen si të qëllimshme dhe me anë të saj dëshirojnë që komunikimi i institucioneve të sigurisë të Kosovës me këtë pjesë të mos jetë e mundur.

“Është veprim i qëllimshëm, nuk është hera e parë, duhet të ndërmerren masat të menjëhershme me qëllim që edhe te kapet personi që ka bërë këtë vepër dhe të ndërmerren masa parandaluese që të pengohet dëmtimi i infrastrukturës kritike në këtë pjesë, në këtë rast të kabllit optik që është shumë i rëndësishëm për banorët në këtë zonë por edhe për institucionet publike”, ka thënë, Nuredin Ibishi, Njohës i Sigurisë.

Ndërsa sipas Bedri Elezit, që poashtu është njohës i çështjeve të sigurisë, me anë të këtyre veprimeve strukturat kriminale në veri, po duan që çojnë mesazhe në Prishtinë se ajo zonë kontrollohet nga ata.

“Qëllimi nuk është vetëm fizik, por ka të bëjë edhe më dërgimin e mesazheve tek institucionet tona që ata janë përgjegjës dhe kinse ata janë autoritar në zonën në fjalë, dhe po dëshirojnë që të dërgojnë sinjale që ata dëshirojnë ndarjen nga Kosova sa i përket kësaj fushe mirëpo edhe me gjerë. Madje, nuk përjashtohet mundësia që kriminelët kërkojnë që të marrin një operator serb në këtë zonë”, ka thënë Bedri Elezi, Njohës i Sigurisë.

Kjo kabllo optike në interval kohor shumë të shkurtër, është dëmtuar disa herë, madje edhe kostoja e riparimit të saj është goxha e madhe.

Madje, edhe zona ku po dëmtohet tash e disa herë kjo kabllo është në një shtrirje prej 20 metrash.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika