Sulmet ajrore ruse detyrojnë Kievin të ndërpresë energjinë

Sulmet ruse kanë shkaktuar dëme, pas goditjes në infrastrukturën energjetike. Kjo ka bërë që disa qytete të Ukrainës, si Kievi, të ndërprejnë energjinë për më shumë se katër orë

Fotoilustruese, huazuar nga BBC





Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar njerëzit në kryeqytetin Kiev, që të presin ndërprerje më të gjata të energjisë, tëë cilat do të zgjasin më shumë se katër orë, për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike.

Ndërprerjet e vazhdueshme po godasin jo vëtem Kievin, por edhe rajonet qendrore të Ukrainës, duke përfshirë qytetin Dnipros.

Këtë muaj Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani.

Infrastruktura energjetike e Ukrainës po goditet nga sulmet ajrore. Ndërsa, Zelensky ka thënë se rreth një e treta e termocentraleve të vendin janë shkatërruar, shkruan BBC-ja.

Rajoni i Kievit ka humbur afro 30 % të kapacitetit të tij të energjisë, ka thënë kompania private e energjisë DTEK.

“Fatkeqësisht, shkalla e kufizimeve është e rëndësishme, shumë më e madhe se sa ishte më parë”, ka thënë drejtori i DTEK, Dmytro Sakharuk.

Ndërprerjet e energjisë kanë nënkuptuar frenimin e përdorimit të dritave të rrugëve dhe transportit publik me energji elektrike, përveç shqetësimit në shtëpitë e njerëzve.

Njashtu edhe qyteti tjetër i Ukrainës, Kharkiv, i dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse, po përballet me ndërprerje të gjata të energjisë, së bashku me qytetet Zhytomyr, Poltava dhe Chernihiv.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika