Sulmet e NATO-s në Serbi, Konjufca: Nga qielli i përflakur shkëlqeu liria

Në 24-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve të Serbisë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se populli i Kosovës do t’u jetë përjetë mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s dhe misionit ushtarak KFOR për gjithçka çfarë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për lirinë, paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, të cilat për 78 ditë të udhëhequra nga SHBA-të, i dhanë fund spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë agresore. Nën komandën e Gjeneralit Wesley Clark, fushata bombarduese 78-ditore e Aleancës Veriatlantike në krye me SHBA-në, i dha fund spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

“E nga qielli i përflakur shkëlqeu liria”, është shprehur tutje ai.

Në këtë 24-vjetor të sulmeve të NATO-s, Konjufca ka thënë se populli i Kosovës do t’u jetë përjetë mirënjohës shteteve anëtare të Aleancës së NATO-s dhe misionit ushtarak KFOR për gjithë çfarë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për lirinë, paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Kryeparlamentari Konjufca, nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur se 24 vjet më pas, Republika e Kosovës e ndërtuar mbi themelet e luftës çlirimtare të UÇK-së, martirizimit të popullit tonë dhe ndihmës ushtarake të NATO-s, është shtet demokratik, sovran dhe i pavarur.

Një transportues i blinduar i personelit britanik duke kaluar kampin e refugjatëve Stenkoviç në kufirin Maqedoni-Kosovë, 1999.

Ai ka thënë se Kosova shembulli më i mirë në Ballkan, Evropë e më gjerë, për jetën e lirë të qytetarëve të barabartë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve pakicë.

Po ashtu, ai ka shtuar se gjatë këtyre viteve të pasluftës, Republika e Kosovës ka shënuar përparime të dukshme në të gjitha fushat dhe përbën sot një faktor paqeje, bashkëpunimi e stabiliteti në rajon.

Sipas tij, shteti me mbështetjen e miqve dhe aleatëve të shtetit të përhershëm, është i vendosur të avancojë në proceset integruese dhe të mbrojë me çdo kusht pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues në çdo pjesë të shtetit tonë.

Bombardimet e NATO-s ishin përgjigje ndaj krimeve kundër njerëzimit në Kosovë, masakrave, torturave e dëbimeve që po u bëhej shqiptarëve nga makineria serbe.

Automjetet e të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), KFOR, zbarkojnë nga avionët e transportit, Maqedoni, 1999.

NATO besonte se situata në Kosovë përbënte një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe kishte potencial për t’u përhapur në vendet fqinje. Fushata e bombardimeve kishte për qëllim të ndalonte dhunën dhe të sillte një zgjidhje për konfliktin. NATO argumentoi se përdorimi i forcës ishte i nevojshëm, sepse përpjekjet diplomatike për të zgjidhur situatën kishin dështuar dhe qeveria serbe nuk ishte e gatshme të negocionte.

Vendimi për të nisur fushatën e bombardimeve nuk u mor lehtë dhe ishte një vendim i diskutueshëm në atë kohë. Disa vende anëtare të NATO-s, duke përfshirë Greqinë dhe Italinë, fillimisht ishin në mëdyshje për të mbështetur përdorimin e forcës.

Megjithatë, në fund, Këshilli i Atlantikut të Veriut arriti një konsensus se veprimet ushtarake ishin të nevojshme për të sjellë një zgjidhje dhe për ta ndalur Serbinë.

Ndërkaq, Serbia asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, por vazhdon t’i mohojë vazhdimisht ato.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika