Sulmet me raketa ruse detyrojnë mbyllje emergjente të energjisë elektrike në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nga sulmet e fundit ruse janë prekur shumë rajone dhe autoritetet lokale kanë paralajmëruar se rreth gjysma e rajonit të Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim

Ilustrim





Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është duke kaluar në mbyllje emergjente për të stabilizuar rrjetin e saj të energjisë pas sulmeve me raketa ruse të së hënës së pesë dhjetorit.

Zelensky ka thënë se nga këto sulme janë prekur shumë rajone dhe autoritetet lokale kanë paralajmëruar se rreth gjysma e rajonit të Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim.

Zyrtarët rajonalë kanë thënë se gjatë natës, më shumë raketa kanë goditur infrastrukturën kritike dhe shtëpitë e banimit pranë qytetit jugor të Zaporizhzhia, deri më tani nuk raportohet për viktima.

Tahmë Ukraina Ѝshtë duke u përballur me temperatura nën zero në shumë rajone, dhe miliona njerëz janë pa energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.

Guvernatori i rajonit Kursk të Rusisë, Roman Starovoyt  këtë të martë ka thënë se një sulm me dron në një aeroport i ka vënë flakën një rezervuari të magazinimit të naftës. Ai tha se nuk ka pasur viktima dhe nuk tha se kush mund të qëndronte pas sulmit në rajonin që kufizohet me Ukrainën.

A është sulmi ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës një krim lufte?

Në fjalimin e tij me video të hënën vonë, presidenti Zelensky ka thënë se 70 raketa ruse janë hedhur të hënën dhe “shumica e tyre u rrëzuan”.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ka goditur 17 objektivat e saj të synuar gjatë “sulmit masiv duke përdorur armë me precizion të lartë”.

Zelensky ka shtuar se “numri më i madh i mbylljeve është në rajonet Vinnytsia, Kiev, Zhytomyr, Dnipropetrovsk, Odesa, Khmelnytskyi dhe Cherkasy”, duke iu referuar rajoneve që përfshijnë gjatësinë dhe gjerësinë e vendit.

Por ai u zotua se autoritetet “do të bëjnë gjithçka për të rivendosur stabilitetin”. Zelensky ka theksuar se furnizimet me energji elektrike janë prekur gjithashtu në Moldavi, duke dëshmuar se veprimet e Rusisë ishin “një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë rajonin tonë”.

Sulmet e së hënës ishin sulmi i tetë masiv raketor i Rusisë në tetë javë. Paralajmërimet se Rusia po planifikonte një valë të re goditjesh kanë qarkulluar prej disa ditësh, të cilat arritën përfundimisht vetëm disa orë pas një serie shpërthimesh në dy fusha ajrore ushtarake thellë brenda Rusisë, për të cilat Moska fajësoi dronët ukrainas të përgjuar nga mbrojtja ajrore ruse, raporton BBC.

Ministria ruse e mbrojtjes ka shtuar se tre ushtarakë janë vrarë dhe dy avionë janë dëmtuar lehtë në fushat ajrore në rajonin Ryazan dhe Saratov, ndërsa Ukraina nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.

Përpara sulmeve të fundit ruse, zyrtarët në Kiev kanë biseduar  për kalimin nga ndërprerjet emergjente shumë përçarëse, të cilat shpesh zgjasin për shumë orë, në ndërprerjet e planifikuara më të menaxhueshme të energjisë, të cilat u ofrojnë qytetarëve një parashikueshmëri shumë të nevojshme.

Shteti rus ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës që nga 10 tetori, pas një vargu humbjesh të rënda ushtarake në fushën e betejës.

Këto veprime disa liderë perëndimorë i kanë quajtur si krim elufte, për shkak të sasisë së madhe të dëmit të shkaktuar në infrastrukturën civile.

Ekspertët i kanë thënë BBC-së se taktika e Rusisë për të goditur infrastrukturën energjetike ka mundësi të jetë krijuar për të demoralizuar dhe terrorizuar popullatën, në vend që të fitojë ndonjë avantazh konkret ushtarak. Këto akuza shteti rus i ka mohuar vazhdimisht.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika