Sulmet ndaj gazetarëve – Kurti fton diplomatët ndërkombëtarë t’i mbështesin institucionet e Kosovës

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit ka thënë se grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi "nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët"

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit ka thënë se grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi “nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët”.

“Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës”, ka shkruar Kurti.

“Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu”, ka shkruar tutje ai.

Mes tjerash kreu i ekzekutivit ka ftuar institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e gazetarëve.

Gjatë kësaj të premteje grupet kriminale në veri kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga grupet kriminale serbe që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika