Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit gjatë ditës së sotme.
Presidentja Osmani ka thënë se ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.
“Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka shtuar se këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë, dhe se sundimi i ligjit do të mbizotërojë.
Journalists in the north of 🇽🇰 were brutally attacked again by criminal gangs. Those carrying out these attacks must face justice.
Their attempts to destabilize Kosovo will fail.
These appalling acts of continued violence must be condemned by all. Rule of law will prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 16, 2023
Gjatë kësaj të premteje grupet kriminale në veri kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.
Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga grupet kriminale serbe që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.