Sulmet ndaj personave zyrtarë, sivjet u raportuan 26 raste

Plot 180 raste të sulmeve ndaj personave zyrtarë janë regjistruar në Kosovë gjatë vitit 2024, dhe dy muajve të parë të këtij viti. Njohës së çështjeve të sigurisë vlerësojnë se në këtë kategori hyjnë më së shumti policët, shkaku i natyrës së punës së kanë. Nëse të dyshuarit për këtë vepër shpallen fajtor, rrezikojnë të dënohen deri me 5 vjet burgim, varësisht prej rastit

Ndonëse intervenuan për të ndërprerë një përleshje, përfunduan vet të sulmuar.

Por, nuk është rasti i vetëm kur policët sulmohen në detyrë. Dukagjini ka kërkuar të dhëna nga Policia për numrin e rasteve kur cak kanë qenë pjesëtarë të saj.

Por, ky institucion ka dërguar statistika për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, ku përveç policëve përfshihen edhe zyrtarë institucioneve tjera shtetërore.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2024 kanë qenë 154 raste të tilla, ndërsa sivjet deri më 7 mars janë raportuar 26 sulme ndaj personave zyrtarë.

Por, sa mund të shkojë dënimi për personat që kryejnë këtë vepër penale.

“Kushdo që sulmon ose kanos seriozisht personin zyrtarë për çështje të ndërlidhura me detyrën zyrtare ndëshkohet me burgim nga tre muaj deri në 3 vite”, ka thënë Ardian Bajraktari, Avokat.

Ndërkaq, kur sulmi bëhet ndaj punonjësve të institucioneve të tjera siç janë gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët doganorë, zyrtarët të shërbimit korrektues, atëherë dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet burgim.

Njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se për shkak të natyrës së punës, zyrtarët policorë janë më së shumti të përfshirë në këto raste.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë që në shumicën e rasteve, qytetarët nuk pajtohen me gjobat policët ua shqiptojnë, sidomos në komunikacion.

Por, sipas tij, jo gjithherë sulmet kryhen për fajin e qytetarëve.

“Edhe nga zyrtarët policorë kur ka tejkalim të përdorimit të forcës të nevojshëm të forcës prandaj këtu mund të kemi edhe kundër reagim të qytetarëve”, ka thënë Valdet Hoxha, Ish-zv. Ministër i Brendshëm.

Megjithatë, Hoxha vlerëson lart punën e Inspektoratit Policor dhe gjykatave në raste të tilla.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika