Sulmet nga qentë endacakë në Prishtinë nuk kanë të ndalur

Sulmet e qenve endacakë në Prishtinë janë në rritje sipas statistikave të Policisë së Kosovës

Pamje të një qytetari të lënduar nga qentë endacak në Prishtinë, i cili ka kërkuar ndihmë në QKMF V

Të martën e 30 gushtit ka ndodhur një sulm nga qentë endacakë në lagjen Arbëria në Prishtinë, ku një qytetar ka marrë lëndime trupore.

Pak para mesnatës deri sa ai ishte duke lëvizur në njërën nga rrugët e lagjes, është sulmuar nga një tufë prej gjashtë (6) qensh, ku pas sulmit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare V në Dardani.

Rreth orës 00:10 minuta pas mesnatës qytetari (emër i njohur për redaksinë), derisa ka kërkuar ndihmë mjekësore është takuar me njërin nga gazetarët e redaksisë së Portalit Dukagjini, ku ka rrëfyer për sulmin.

Ky rast i sulmit nga qentë endacak në kryeqytet nuk është i vetmi.

Polica e Kosovës për Portalin Dukagjini, ka treguar statistikat e rasteve të sulmeve nga qentë endacakë në komunën e Prishtinës.

Sipas zyrës për informim në Policinë e Kosovës, në vitin 2021, ishin raportuar 89 raste të sulmeve nga qentë endacakë ndaj qytetarëve në kryeqytet.

Ndërsa statistikat për gjashtë(6) mujorin e parë të vitit 2021, Policia nuk i ka pasur, por vetëm për tre(3) mujorin e parë.

“Vetëm nga një janari i vitit 2022 deri në mars të vitit 2022, janë raportuar 42 raste” të sulmeve nga qentë endacak.

Sipas një krahasimi të thjeshtë në mes të vitit 2021 dhe 3-mujorit të parë të vitit 2022 del se sulmet e qenve endacakë ndaj qytetarëve janë në rritje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika