“Sulmi ka qenë mirë i përgatitur”, eksperti Tahirukaj: Infrastruktura kritike qëllimi kryesor i sulmit në Zubin-Potok

Një sulmi terrorist ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut–komunë me shumicë serbe në veri të vendit të premtën e 29 nëntorit.

Eksperti për eksploziv, zjarrvënie dhe grimca të barutit, Milazim Tahirukaj ka deklaruar se sulmi në Varragë të Zubin-Potokut ka qenë “mirë i përgatitur” dhe qëllimi kryesor i tij ka qenë goditja në infrastrukturën kritike të Kosovës dhe jo dëm i shkaktuar në viktima dhe njerëz.

Tahirukaj në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini ka deklaruar se dyshimet e para dërgojnë se ky sulm është kryer nga ndonjë ushtarak sepse ka përdorur pika strategjike duke mos shkaktuar dëme në njerëz por që qëllimi kryesor ka qenë shkatërrimi i infrastrukturës pasi që kanali i Ibër-Lepencit shërben me furnizimin e ujit për 700 mijë banorë por edhe ftohja e termocentraleve A dhe B.

“Sulmi fillestar nuk ka pasur si objektiv shkaktimin e dëmëve në njerëz. Është mirë e menduar vendi dhe pika për sulmin. E dyta, si pasojë e këtij shkaktimi, ku ky kanal ka infrastrukturë kritike ka për Kosovën, ku 700 mijë njerëz furnizohen me ujë por edhe Termocentralet dhe ftohja e tyre. Nëse nuk ish arrit uji me shku tek termocentralet, pasoja ka qenë edhe shpërthimin e termocentralit. Vend i evidentuar dhe i përpunuar saktë që ndoshta ka qenë edhe prej ushtarakëve apo edhe palët e përgatitur. Këto pikat, vendi ku është gjendur eksplozivi, sipas gjitha gjasave hyn në eksplozivëve e larta apo ushtarake, që janë përdorur. Komplet vija ka qenë e skanuar, dhe pika fillestare e këtij akti ka qenë pikërisht duke mos shkaktuar pasoja në njerëz por të dëmtojë infrastrukturën kritike”, ka deklaruar Tahirukaj.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika