Është ndërprerë ndeshja në mes të Belgjikës dhe Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2023.
Kjo ka ndodhur për shkak të një sulmi të dyshuar terrorist në qendër të Brukselit, ku mbetën të vrarë dy persona.
Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes.
Ndryshe, dy persona janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.
Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.
Ekipi kombëtar i Belgjikës është duke luajtur sonte kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, ka thënë se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.