Sulmi me armë në Podujevë – tre të plagosurit në gjendje stabile

Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se nga gjuajtja me armë zjarri në Podujevë, janë plagosur tre persona, gjendja e të cilëve është stabile

Foto ilustrim nga Klinika Emergjente në QKUK





Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se tre persona të plagosur nga sulmi në Podujevë, janë pranuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Ai për Portalin Dukagjini, ka thënë se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore, kurse dy të tjerët në gjendje stabile.

“Tre të plagosur janë, dhe gjendja e tyre është stabile për momentin, i janë bërë ekzaminimet mjekësore, dy janë jashtë rrezikut për jetë, një është më në rrezik, por në gjendje stabile”, ka thënë ai.

Ndërsa, Policia e Kosovës kishte raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.

Sipas policisë, nga gjuajtja me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.





Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika