Sulmi me armë, reagon Top Channel: Akt terrorist për ta sulmuar misionin e medias së lirë

Televizioni kombëtar shqiptar, Top Channel, ka reaguar të hënën nëpërmjet një njoftimi për media, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku mbeti i vrarë roja e objektit të këtij televizioni

Pamje nga objekti i televizionit Top Channel.

Televizioni i Shqipërisë, Top Channel, ka reaguar pas sulmit me kallashnikov, që ka lënë të vdekur rojën e sigurisë.

Nëpërmjet një reagimi në media, Top Channel ka thënë se ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për ta dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë. Prandaj, edhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet ligjzbatuese.

Top Channel e ka cilësuar ngjarjen si “një sulm terrorist, të paparë më parë në 32 vitet e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë”.

Në komunikatën për media thuhet se ky akt terrorist është i paprecedent ndaj një media kombëtare, e cila, sipas tyre, lidhet vetëm me misionin e saj të fjalës së lirë.

“Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë, sa shqetësuese për minuesit e demokracisë. Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë ndaj publikut e shoqërisë shqiptare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Po ashtu, televizioni në fjalë ka deklaruar se zbardhja e këtij akti duhet të jetë prioritet për organet ligjzbatuese, “sepse është vrarë një punonjës i Top Channel, por gjithashtu është atentat ndaj televizionit që ka shërbyer në transparencë e mbështetjen e të drejtës, duke kontribuuar me informacion e ndërgjegjësim dhe fuqizim të institucioneve të së drejtës për shoqërinë shqiptare”.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mëngjesit të së hënës.

Sipas zyrtarëve policorë, tashmë janë krijuar disa pika kontrolli për kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Disa orë më vonë është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të aktit.

Brenda saj janë gjetur dy armë automatike.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka thënë në Facebook se “Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për ta zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.

Sulmi ndaj ndërtesës së Top Channel-it është dënuar edhe nga presidenti i shtetit, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, krerët e partive opozitare, Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Meta.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

“Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit. AMA shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën nga ky agresion i papranueshëm dhe qëndron në krah të të gjithë ekipit të televizionit në këto momente të vështira”, është thënë në reagim.

Të hënën ka reaguar edhe Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias.

Ambasada amerikane në Tiranë dhe zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së rojës së sigurisë dhe kanë kërkuar që ngjarja të hetohet dhe të zbardhet sa më shpejt.

I ndjeri është thënë se ka nisur të punojë në këtë media gjashtë muaj më parë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika