Sulmi ndaj ekipit të “Nacionales” në Prizren, suspendohet për 72-orë një rreshter

"Sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë analizuar veprimet policore të policëve që ishin në vend ngjarje gjatë incidentit. Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve  gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin  dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë suspenduar një rreshter policor nga Stacioni policor në Prizren për “shkak nuk ka reaguar ne mënyrë profesionale” kur është sulmuar ekipi i “Nacionale” në Prizren.

Policia, njofton se kjo është bërë pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve  gjatë protestës.

“Sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë analizuar veprimet policore të policëve që ishin në vend ngjarje gjatë incidentit. Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve  gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin  dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale   në Prizren në mbetet gjithmonë e përkushtuar  për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyer, të vazhdueshëm dhe profesional”, thuhet në njoftim.

Siç, shkruan policia, në Prizren është organizuar një protest kundër disa performancave në DokuFest, një festival ndërkombëtar tradicional i filmave dokumentar që mbahet në Prizren. Në atë rast nga protestuesit një gazetar është sulmuar dhe është penguar në kryerjen e detyrës së tij.

Kështu, lidhur me këtë policia në konsultim me prokurorin ka inicuar rast “ Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshimtë, i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika